Furgoni i pret rrugën kamionit duke u përplasur me trafikndarësen, bllokohet autostrada Lushnjë-Fier
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz.
Sipas informacioneve të marra në vendngjarje, kamioni i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier, i është prerë rruga nga një furgon i cili po dilte në rrugë pa vënë re kamionin.
Në këtë moment drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për të shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafik ndarëse dhe disa shtylla në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti kamioni pësoi dëme të mëdha, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Më pas ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi gati të dy karrexhatat.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksident.