Funerali i Papës/ 82 persona kërkojnë shërbim mjekësor, 8 në spital

Funerali i Papa Françeskut nuk ka kaluar pa problematike të vogla.

Personeli i emergjencës ndërhyri me sukses për të shpëtuar 82 persona, i cili mblodhi rreth 400,000 besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit dhe përgjatë rrugës drejt Santa Maria Maggiore.

Shkaqet kryesore të ndërhyrjeve ishin të fikët, sëmundje të ndryshme dhe për shkak të diellit.

Nga të prekurit, 8 persona u transportuan me autoambulancë drejt spitaleve për kujdes të mëtejshëm. Ndihma u ofrua në 6 postat e avancuara mjekësore të ngritura në zonën e funeralit.

Me gjithē fluksin e madh të njerëzve, dita kaloi pa incidente të mëdha shëndetësore, falë kushteve të favorshme atmosferike dhe ndihmës së pandërprerë të vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, të cilët shpërndanë ujë për të mbajtur të hidratuar pjesëmarrësit në rreshtat e gjatë.

Dita e lamtumirës për Papa Françesku u shënua jo vetëm nga solemniteti fetar, por edhe nga një organizim shembullor në menaxhimin e emergjencave.