Fundoset nëndetësja turistike në Egjipt, raportohet për 6 të vdekur dhe 29 të shpëtuar! Ja nga cili shtet janë
Një tragjedi ka ndodhur në Detin e Kuq, ku një nëndetëse turistike është fundosur afër brigjeve të qytetit egjiptian Hurghada. Të paktën gjashtë persona dyshohet se kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, ndërkohë që 29 pasagjerë janë shpëtuar nga incidenti që ndodhi të enjten.
Rreth 40 pasagjerë, të gjithë shtetas rusë, ndodheshin në bordin e nëndetëses Sindbad në momentin e fundosjes. Sipas informacionit nga Ambasada e Rusisë në Egjipt, të gjithë ata ishin shtetas të këtij vendi. Për fat të mirë, ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë shumicën e pasagjerëve.
Incidenti ka ndodhur afër portit dhe po hetohet nga autoritetet për të zbardhur shkaqet e fundosjes së nëndetëses.