Fundjavë në Zvernec! Turistë lituanez dhe italian shijojnë bukuritë dhe natyrën, në fokus edhe Manastiri i Shën Mërisë

Zverneci vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, veçanërisht nga Lituania, Italia dhe Kosova.

Ky vend unik, me natyrën e tij të mrekullueshme dhe Manastirin e Shën Mërisë, tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit.

Gjatë vitit 2024, Zverneci është regjistruar si një nga zonat më të vizituara në Vlorë, dhe e njëjta prirje po vazhdon edhe në muajt e parë të 2025-ës. Turistët, të cilët e eksplorojnë për herë të parë, shprehen të mahnitur nga bukuria e natyrës dhe historia e manastirit, duke u shprehur se kanë dëshirë të rikthehen sërish.

Vlora, me klimën e saj fantastike dhe peizazhet e mrekullueshme, vazhdon të jetë një destinacion kryesor turistik në Shqipëri, ku Zverneci mbetet një pikë e rëndësishme në axhendën e çdo vizitori.