FSHF nxjerr në shitje biletat për Ishujt Faroe, mësohen çmimet
Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.
Federata Shqiptare e Futbollit nga dita e sotme ka nxjerrë në shitje online biletat për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.
FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.
Gjobë e majme dhe stadium bosh, UEFA bën shembull kombëtaren serbe të futbollit
LEXO EDHE:
Gjobë e majme dhe stadium bosh, UEFA bën shembull kombëtaren serbe të futbollit
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
Ndërkohë, vetëm pak minuta pas njoftimit dhe daljes në shitje të biletave, nga ngarkesa dhe interesi i shumtë i tifozve, serveri i faqes ka rënë dhe linku i ofruar nuk mund të hapet.