“Fshesë” parkimeve të gabuara! Policia largon mjetet me karrotrec, ja bilanci i javës

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin në kryeqytet.

Sipas policisë në këtë kuadër janë proceduar penalisht 2 shtetasit F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës.

Gjithashtu blutë kanë bërë një bilanc të punës javore ku bëhet me dije se gjatë kësaj jave janë bllokuar 45 automjete, ndërsa  25 shtetas të arrestuar/të proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Vijojnë kontrollet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Në këtë kuadër janë proceduar penalisht 2 shtetasit F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës.

Gjithashtu, po kryhet monitorim intensiv i akseve rrugore, për të konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës., si rrjedhojë:

Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit, për të mos u kthyer në burim rreziku për veten dhe të tjerët.

Kontrollet intensive do të vijojnë çdo ditë dhe në çdo segment rrugor të Tiranës, me fokus të veçantë te parandalimi i sjelljeve që dëmtojnë sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit, si dhe te parkimet e gabuara që bllokojnë rrugët apo korsitë.