“Fruthi mund të shkojnë deri në infeksion truri ose vdekje”/ 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe ….

Fruthi fillimisht është kthyer në problematikë në disa vende europiane tashmë është i pranishëm dhe në vendin tonë.

Së fundmi  Instituti i Shëndtit Publik konfirmon 17 raste me fruth kryesisht në Tiranë dhe në Durrës.

 

Pyetur se sa shqetësuese është fakti i rishfaqjes  së  fruthit në vendin tonë dhe cilat janë pasojat që shkakton, mjeku pediatër  është përgjigjur se fruthi mund të jetë fatal, pasi mund të sjellë komplikacione tepër të rënda që mund të shkojnë deri në infeksion truri ose vdekje.

Gjithashtu pyetur rreth ekzaminimit të kësaj sëmundje mjeku është shprehur se fëmijët e pavaksinuar rrezikojnë të përballen me komplikimet e fruthit, që janë tepër të rënda.

“Jemi përballur me situata shumë të vështira, ka pasur infeksion të trurit që është edhe rasti më i rëndë që shkakton vdekje ose probleme të rënda neurologjike. Ky virus përhapet përmes pështymës, ajrit dhe kjo ndodh kur këta fëmijë shkojnë në vende me grumbullime njerëzish. Të gjitha statistikat tregojnë se të sëmurët me fruth janë të pavaksinuar. Vaksina e mbron fëmijën nga këto komplikime. Që të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën e fruthit duhet ta bëjnë atë”, u shpreh ai.

 

Gjithashtu me qëllim frenimin e përhapjes së fruthit, Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha instancat shëndetësore, ku sugjeron vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç, në rast se ka shpërthim në masë të sëmundjes tek kjo grupmoshë.

“Të gjithë personat e lindur përpara viteve 2000 që nuk dokumentojnë rivaksinim duhet të vaksinohen ndaj Fruthit”

Udhëzimi jep sqarime edhe për kategorinë e personave që nuk duhet ta marrin vaksinën kundër fruthit.

 “Çdokush që ka pasur një reaksion alergjik kërcënues për jetën, nga antibitotiku i neomicinës, ose nga ndonjë komponent i vaksinës FRP, nuk duhet të vaksinohet me këtë vaksinë. Bisedoni me mjekun nëse keni ndonjë alergji të rëndë. Disa persona që janë të sëmurë, gjatë kohës që është planifikuar kryerja e vaksinës, mund të këshillohen të presin derisa të shërohen, përpara se të kryejnë vaksinës e FRP-së. Gratë shtatzëna nuk duhet të vaksinohen me vaksinën FRP, por ato që e kanë të nevojshme vaksinimin duhet të presin deri pas lindjes. Gratë duhet të evitojnë mbetjen shtatzënë për 4 javë pas vaksinimit me vaksinën FRP”.