FRPD proteston tek Klani, shkak bëhet Rama

Anëtarët e FRPD kanë protestuar përsëri mbrëmjen e sotme kundër kryeministrit Edi Rama. Të rinjtë e FRPD janë grumbulluar pranë ambienteve të Tv Klan, ku kreu i qeverisë do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion”.

Me pankarta në duar, në të cilat ishin foto të kryeministrit që mbanin mbishkrimin “Vrasës Demokracie”, të rinjtë u shprehen se do të vijojnë të protestojnë në çdo vend që do të shkojë kryeministri.

Ata iu bënë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen protestave të tyre kundër qeverisë, të cilën e cilësojnë të korruptuar.