Frika për trazira, UEFA gati të ndryshoj vendin e finales së Champions League

UEFA raportohet se ka zhvilluar bisedime jo zyrtare për zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli në Lisbonë për shkak të frikës së trazirave civile pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Thuhet se organi qeverisës i futbollit evropian do të hezitonte të ndryshonte vendin e ndeshjes me më pak se një muaj të mbetur për finale, që është parashikuar të luhet më 10 qershor në Stamboll.

Ngjarja më e madhe në futbollin e klubeve tashmë është zhvendosur dy herë nga qyteti turk për shkak të pandemisë në 2020 dhe 2021. Megjithatë, ekziston frika e trazirave në Stamboll nëse presidenca e Recep Tayyip Erdogan përfundon në zgjedhjet e ardhshme.

Në një situate të tillë, UEFA mund të detyrohet të bëjë një ndryshim të vonuar në vendin e ndeshjes.Thuhet se ata tashmë kanë bërë një qasje jo formale me Federatën Portugeze të Futbollit për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve.