Frika nga SPAK, Krifca i kërkon Gjikurisë të kthejë lekët që mori për vilën e Sandrit në Dhërmi


SPAK dhe Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik po hetojnë vjedhjen e mundshme të fondeve që Bashkimi Evropian ka akorduar për bujqësinë në Shqipëri.

Komisioni Evropian pezulloi 3 muaj më parë fondet e IPARD II, pas dyshimeve për korrupsion nga AZHBR, autoriteti përgjegjës për shpërndarjen e parave.

AZHBR-ja, gjatë kohës së ndarjes së fondeve, është drejtuar nga Frida Krifca. Para se të shkarkohej si ministre e Bujqësisë, Frida Krifca nisi t’u kërkonte klentëve të saj që të rikthenin paratë që kishin marrë gjoja për të ngritur ferma, por që kishin ngritur vila, restorante etj.

Paratë kanë përfunduar në duart e bosëve të drogës, ‘profesorëve’ të krimit, oligarkëve, shkatërruesve të Dhërmiut, ‘ujqërve’ të tendarave, familjarëve të politikanëve, shoqeve të Krifcës etj.

Nga frika e SPAK-ut, Frida Krifca u kërkon klientëve të kthejnë paratë.

AZHBR-ja i ka kërkuar të kthejë paratë e kompanisë Coast to Coast shpk, me pronare Xheni Gjikuria, bashkëshortja e Florenc Gjikurisë, bankomati i Aleksandër Frangajt.

Florenc dhe Xheni Gjikuria, me ndërhyrjen e Sandrit, kanë marrë mbi 130 milionë euro tendera, leje ndërtimi, janë shpallur investitorë strategjikë etj.

Rreth 100 milionë euro tendera korruptivë, Gjikuria i ka marrë vetëm nga ARRSH-ja dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përmes presionit që Sandri u ka bërë drejtuesve me anë të TV Klan.

Në këmbim, Gjikuria i ka dhënë Sandrit disa vila, të cilat i ka kaluar në emrin e tij, të kunatit, të gruas, fëmijëve, motrës etj.,histori për të cilën do të flasim në vijim, ku do të referohet edhe një dosje në SPAK.

(Nëse deri para ngritjes së SPAK, Sandri nuk kujdesej për mbulimin e gjurmëve të korrupsionit dhe klietelizimit, për kamuflimin e vilave dhe përfitimeve të tjera të paligjshme, pas ngritjes së SPAK Sandri nisi të hapë një tufë me kompani ndërtimi, për të pastruar paratë që ka marrë dhe vijon të marrë në buxhetin e shtetit, përmes Lenc Gjikurisë dhe disa Lencave të tjerë).

Pangopshmëria është një sëmundje e pashërueshme.

Çiftit Gjikuria nuk i ka mjaftuar shkatërrimi dhe kapja e Dhërmit me ndërtime me leje dhe pa leje, 130 milionë euro tendera, statusi si investitor strategjik, leje ndërtimi dhe koncensione.

Çifti Gjikuria ka futur duart edhe tek fondet e bujqësisë.

Xheni Gjikuria ka marrë me një dorë 190 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, duke ndërtuar këtë kompleks në Dhërmi.

Paratë i ka marrë nga grupi i Frida Krifcës, me anë të kompanisë Coast to Coast shpk, me objekt gjoja diversifikimi i fermës.

Në fakt nuk bëhet fjalë fare për ndonjë fermë, por për zaptimin e Dhërmiut me dokumente false dhe ndërtimin e vilave private, ku pronarë janë edhe një oligark mediatik dhe një analist pranë Sali Berishës.

Kompania që ka marrë pararë nuk ka asnjë lidhje me fermat dhe bujqësinë, por ka si objekt ndërtimin, shitjen e pijeve alkoolike dhe lavanderinë.

Nuk kuptohet se çfarë faktesh të tjera pret SPAK për të goditur këtë grup kriminal që ka vjedhur fondet e fermerëve të vërtetë!

Vila e Sandrit me paratë e Buqjësisë?

Kudo ku ndërton Gjikuria, Sandri ka nga 2-3 vila. Nuk do të kishte kuptim nëse Sandri nuk do të kishte një vilë edhe në fshatin Dhërmi, i blerë për një copë bukë nga Lenc Gjikuria, duke kthyer në vila shtëpitë e vjetra të banorëve.

Vilat janë ndërtuar me fondet e bujqësisë dhe para të tjera korrupsioni me tendera.

Përveç Sandrit, vila në Dhërmi kanë edhe disa gazetarë dhe analistë.

Krahas vilave që ka marrë nga Gjikuria, Sandri ka zaptuar edhe rreth 80 mijë m2 tokë publike dhe private në Kinostudio, fillimisht me zyrat e TV Klan dhe tashmë ka planifikuar ndërtimin e pallateve, duke sfiduar hapur SPAK-un.

Tokën ia dha qeveria e Sali Berishës në këmbim të lëpirjes me TV Klanin. Duket e çuditjshme se si SPAK nuk nis hetimet kryesisht për këtë aferë korruptive me pasoja të rënda.