Fredi Beleri “zbut” tonet para takimit me kryeministrin shqiptar: Edi Rama bën punën e tij dhe unë …
Eurodeputeti, Fredi Beleri duket se ka lënë pas përplaset politike.
I zgjedhuri për Bashkinë e Himarës, por më pas i dënuar për blerje votash i ka “shtrirë dorën” për bashkëpunim kryeministrit Edi Rama. Këtë la të kuptohet gjatë një takimi në Selanik me zëvendësministrin grek për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gioulekas.
Ai theksoi se secili ka përgjegjësitë e veta, duke nënvizuar:
“Zoti Rama po bën punën e tij, dhe unë po bëj timen,” duke treguar një ton më të matur ndaj kryeministrit.
Kjo deklaratë vjen pak ditë para vizitës së planifikuar të delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë. Gjithashtu, Beleri theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe rolin që Greqia ka luajtur në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.