Fredi Beleri pritet me brohoritje e fishekzjarre në Himarë
Pritet në shëtitoren e Himarës pas daljes nga burgu eurodeputeti i Greqisë dhe ish-deputeti i Himarës, Fredi Beleri. Atë e pritën me dhjetëra simpatizantë si dhe qytetarë himarjotë.
Eurodeputeti u prit me brohoritje dhe fishekzjarre.
Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i vërtetë i cili shkaktoi jo pak bujë, u lirua me kusht nga burgu këtë të hënë. Kushti kryesor ishte që Beleri, një deputet i Parlamentit Evropian, duhet të mbajë pesë javë kontakte me shërbimin e burgut. Beleri u burgos më 2023 dhe u dënua me vendim të formës së prerë në qershor 2024.