Fredi Beleri mbërrin në KQZ, vendoset sot për heqjen ose jo të mandatit si kryebashkiak i Himarës

Fredi Beleri është shoqëruar me makinën e burgjeve në KQZ ku do të vendoset nëse do ti hiqet mandati I kryetarit të bashkisë së Himarës.

Ai është shoqëruar nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuan dënimin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për sot shqyrtimin në lidhje me mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua përfundimisht nga Apeli me 2 vite burgim për blerje votash në Himarë.

Beleri kërkoi që të ishte i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet e tij dhe kërkesa u pranua dje nga Ilirjan Celibashi .