Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e dënimit të tij në Apelin e Posaçëm

Dy javë pasi u lirua nga qelia mbrojtja e Fredi Belerit dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e dënimit të tij në Apelin e Posaçëm me 2 vite burg. Avokatja Klodiana Gjyzari paraqiti kërkesën këtë të hënë në sekretari, përmes të cilës kërkon pafajësinë e klientit që mbron.

Në kërkesën e depozituar, Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pajafësi. Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Check Also

“Plas” tek Ekonomia/ Balluku replika me Spahon: Të betohem, do të çoj në SPAK

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *