Franca goditet nga stuhitë, 2 viktima dhe 17 të plagosur
Dy persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën gjatë stuhive të rrëmbyeshme në Francë që rrëzuan pemë, përmbytën rrugët e Parisit dhe shkaktuan rrjedhje edhe në çatinë e parlamentit ndërsa kryeministri po fliste.
Agjencia franceze e mbrojtjes civile tha se një person u plagos rëndë në stuhinë, e cila përfshiu gjerësisht Francën pas një vale të nxehti. Agjencia tha se energjia elektrike u ndërpre edhe në 110,000 shtëpi.
Një pemë që ra vrau një fëmijë 12-vjeçar në Francën jugperëndimore dhe një burrë vdiq kur motori i tij me katër rrota goditi një pemë të rrëzuar në veriperëndim, raportuan mediat franceze.