Franca emëron kryeministrin më të ri në historinë e saj, vetëm 34 vjeç

Pas dorëheqjes së Borne, ministri i arsimit Gabriel Atal u emërua kryeministër i Francës nga presidenti Emanuel Macron, duke hyrë në histori si drejtuesi i qeverisë me moshë më të re në vend, pasi është vetëm 34 vjeç.

Pas tensioneve që zgjasnin prej ditësh dhe manovrimeve të shumta politike në prapaskenë, kryeministrja franceze Elisabeth Borne tha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, bëri të ditur pallati presidencial.

Pas dorëheqjes së Borne, ministri i arsimit Gabriel Atal u emërua kryeministër i Francës nga presidenti Emanuel Macron, duke hyrë në histori si drejtuesi i qeverisë me moshë më të re në vend, pasi është vetëm 34 vjeç.

Elizabeth Borne drejtoi qeverinë franceze që nga mesi I majit 2022, ndërsa dorëheqja e saj lidhet me debatet e forta politike mbi një ligj të diskutueshëm migracioni që synon të shtrëngojë kontrollet shtetërore mbi të dhe të përmirësojë integrimin. Ligji i miratuar muajin e kaluar shkaktoi polemika brenda partisë së presidentit Macron, me 20 vota kundër dhe 17 abstenime.