FOTO/ U votuan nga Kuvendi, betohen sot në presidencë Mete dhe 2 ministrat e rinj, Gonxhja e Pirdeni
Një ditë pasi mazhoranca miratoi mes kaosit dhe zhurmës së deputetëve të Rithemelimit, dekretin e presidentit për emërimin e tyre, janë betuar sot në presidencë, tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Me praninë e presidentit Bajram Begaj, u betuan Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.
Presidenti Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.
Lajmi në përditësim…