FOTOT/ Ylli i Interit, Benjamin Pavard zgjedh Sarandën për ditën më të rëndësishme, propozon për martesë modelen nga Kosova


Ish-kampioni i botës me Francën, aktualisht mbrojtës i Interit Benjamin Pavard ka zgjedhur bregdetin shqiptar për një nga ditët më të rëndësishme të tij.

Një moment “përrallor” kur Pavard i propozon për martesë partneres së tij në bregdetin e një resotri turistik në Sarandë.

Partnerja e Pavardit është modelja me origjinë nga Kosova, Kleofina Pnishi që zhvillon në Francë karrierën e saj.

Momente të paharrueshme këto jo vetëm për Pavard, por për të gjithë shqiptarët që tashmë vendi jonë preferohet nga personazhe mjaft të rëndësishëm botërorë, jo vetëm si vendpushimi, por edhe për të ndarë kujtimet e tyre më të bukura në brigjet tona.

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *