FOTOT/ Shehaj live në TikTok, katër gardistë i rrinë afër. Bardhi i zë vendin Nokës afër Berishës

Edhe kjo seancë plenare është shoqëruar nga tensione edhe këtë të enjte.

Fillimisht debati u zhvillua mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit socialist Toni Gogu për projektligjin e gjobave.

Më pas sherri u zhvendos mes deputetit Agron Shehaj, i cili kërkoi caktimin e një date interpelance me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Nga ana tjetër, ajo që ra në sy ishte mungesa e Flamur Nokës, ndërsa Berisha shfaqej i shoqëruar nga Bardhi dhe Gjekmarkaj.