FOTOT/ Kush janë dy të rinjt që i ikën policisë, dalin pamjet e ndjekjes

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e arrestimit të 29-vjeçarit Skerdi Sina, i cili u kap pas një ndjekjeje spektakolare në rrugët e kryeqytetit, në zonën e “Vasil Shantos”.

Ai rezulton person i dënuar për plagosje të rëndë dhe i përfshirë në të paktën një rast të heqjes së paligjshme të lirisë. Gjatë arrestimit, policia i gjeti një krehër arme, municion dhe një sasi kanabisi në automjetin që braktisi së bashku me drejtuesin, i cili është ende në kërkim.

Drejtuesi i makinës “Audi Q8”, dyshohet se ishte Joni Sadikaj, 26-vjeçar.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej muajit janar, për ngjarjen e mistershme në zonën e Astirit në Tiranë, ku, së bashku me pesë djem të tjerë, kyçën në një apartament të marrë me qira një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike dhe alkool gjatë gjithë natës.

Joni Sadikaj dyshohet se në atë kohë nuk kishte shumë ditë që ishte njohur me vajzën, në një prej lokaleve më të njohura të Astirit, ku ajo punonte. Sadikaj arriti t’i largohej policisë me vrap dhe deri më tani nuk është lokalizuar.

Kush është Skerdi Sina?

Sina nuk është emër i panjohur për autoritetet… në janar ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir, bashkë me katër persona të tjerë. Ngjarja ndodhi më 9 janar në kryeqytet, kur një vajzë telefonoi në sallën operative të Policisë së Tiranës, se ishte dhunuar nga disa persona alarmoi policinë. Kjo e fundit  blindoi për mbi 1 orë zonën e “Astirit” në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi. madje efektivëve të RENEA-s iu desh të zbristnin me litar nga katet e sipërme, për të hyrë në apartament dhe shpëtuar vajzën e re. Brenda ambienteve u gjetën edhe armë e drogë. Nga hetimet dolën të implikuar disa të rinj, ku një prej tyre është i arrestuari i ditës së Sotme Skerdi Sina, teksa hetimet po vijojnë ende.

Disa kohë më vonë për këtë ngjarje, është arrestuar njëri prej autorëve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në zonën e Astirit. Në pranga ka ra Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal. Ermal Binjaku nuk ishte emër i panjohur për policinë. Ai rezulton të jetë dënuar për sigurim kushtesh në vrasjen e Denis Kasajt në janar 2016 në Fier ndërsa mbetën të plagosur dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati të cilët udhëtonin me të në mjet. Ndërsa në korrik 2023 u arrestua teksa po lëvizte me makinë me Jurgen Zotaj në kërkim për vjedhje me dhunë.