Fotolajm/ Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, merr pjesë në diplomimin e nipit të tij
Ish-presidenti amerikan Joe Biden është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmeve për diagnostikimin e tij me kancer. Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij, Robert Hunter Biden II, në shkollën “Salisbury School” në Salisbury, Connecticut.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga ish-zonja e parë Jill Biden dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden. Në fotografitë e shpërndara, Joe Biden shihet përkrah bashkëshortes së tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, duke festuar me krenari arritjen e nipit të tij.
“Gjyshja dhe gjyshi krenarë! Urime Hunter, jemi shumë krenarë për ty”, ka shkruar Jill Biden në një postim në Instagram, ku përfshihen edhe disa foto familjare nga ceremonia.