Fotoja që ndezi thashethemet/ A është fejuar Cristiano Ronaldo me Georgina Rodriguez?
Një postim i thjeshtë në rrjetet sociale ka mjaftuar për të ndezur sërish zërat për një fejesë të mundshme mes Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij, Georgina Rodriguez. Më 15 prill, modelja e njohur publikoi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shfaqet me një unazë të madhe me gur të çmuar në dorë, duke ngritur menjëherë dyshime se ylli i futbollit mund t’i ketë propozuar më në fund për martesë.
Në mbishkrimin e postimit, Georgina kishte shkruar në gjuhën arabe: “Largoje të keqen prej nesh. Amen”, pa dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm, çka e bëri edhe më të diskutueshëm momentin.
Fansat dhe mediat kanë reaguar menjëherë duke pyetur nëse bëhet fjalë për një fejesë të vërtetë apo thjesht për një aksesor luksoz. Kujtojmë se në reality show-n e saj “I Am Georgina”, Rodriguez ka treguar se miqtë e saj shpesh e ngacmojnë për martesën që ajo prej kohësh e pret.
“Ata gjithmonë tallen për martesën. Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez ‘The Ring Or When’, ata më kanë kënduar gjatë gjithë kohës. Dhe kjo nuk varet nga unë”, ka rrëfyer ajo.
Megjithëse çifti nuk është zyrtarisht i martuar, Cristiano Ronaldo shpesh e ka cilësuar Georginën si “gruan e tij”. Në një deklaratë publike gjatë Globe Soccer Awards 2024 në Dubai, futbollisti portugez u shpreh:
“Është një gëzim i madh të fitosh këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime, Georgina Rodriguez, është këtu.”