FOTO+EMRA/ Kush është 34-vjeçari që qëlloi me armë të dashurën dhe më pas veten në makinë? Vajza në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, ku të dy janë gjetur brenda makinës së tij, një Volkswagen.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës, Kolë Manaj ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Anila Prendushi është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Policia ka nisur hetimet dhe nga verifikimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, por në brendësi të tij është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Aktualisht, autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)