Foto zyrtare si President, Donald Trump “pozon” si në burg

Donald Trump publikoi sot foton e tij zyrtare si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, e cila ka një ngjashmëri të madhe me foton e tij të realizuar dy vjet më parë në një burg të Gjeorgjisë.

Me kokën pak të përkulur përpara, vetullën e djathtë të ngritut, buzët të mbyllura fort dhe në mënyrë të vrenjtur.

Fotografia zyrtare duket të jetë një copy-paste e asaj të marrë për regjistrimet e policisë më 24 gusht 2023, kur ai u akuzua për përpjekje për të manipuluar zgjedhjet shtetërore të Gjeorgjisë 2020. Me një ndryshim të vogël: Në foton e dosjes së policisë, Trump mban një kravatë të kuqe, në atë zyrtare, blu elektrike. Xhaketa e tij blu gjithashtu përmban flamurin amerikan.

Një vit e gjysmë më parë, miliarderi republikan, i cili do të bëjë betimin si president më 20 janar, postoi fotografinë e tij si i pandehur në platformën X, me mesazhin “Kurrë mos u dorëzo!”.

Trump e përdori këtë foto të tij në avantazhin e tij në një stil provokues, duke përsëritur vazhdimisht se është viktimë e një “gjueti shtrigash”. Ai e përdori atë në bluza, kapele dhe kudo gjatë fushatës së tij elektorale.

Bluza me fjalën “Wanted” (Kërkuar) emocionoi fansat e tij që e mbajnë edhe sot, duke rritur në mënyrë të pafund shitjet e artikujve që lidhen me të.

Në mbishkrimin e fotos zyrtare thuhet shkurt: “Për katër ditë, Donald Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara”.