FOTO/ Zbulohet thika e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Kjo është arma e përdorur në sherrin që i mori jetën Martin Canit.

Thika e cila është gjetur disa ditë pas ngjarjes tragjike ku mbeti i vrarë 14-vjeçari u gjend në çantën e shkollës së autorit të dyshuar, Mario Përlleshi.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për 14-vjeçarin Përlleshin.

Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Reagimi

“Tiranë/ Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.”