FOTO/ Wanda Nara sërish singel: Të fokusohemi te puna dhe familja jonë!

Wanda Nara është padyshim kryefjalë e medias rozë.

Së fundmi, bukuroshja argjentinase i ka dhënë fund historisë së dashurisë me reperin L-Gante. Diçka e konfirmuar prej saj në rrjetet sociale.

“Sot rrugët tona ndahen, të kujdesemi për veten dhe të fokusohemi te puna dhe familja jonë”, shkruan Wanda Nara në “Instagram”, teksa reperi L-Gante komentoi: “Kjo telenovelë ka mbaruar. Vazhdoni pa mua.”

Arsyeja e ndarjes nuk lidhet me fundin e dashurisë. Shkak është bërë beteja e vazhdueshme ligjore me Mauro Icardin.