FOTO/ Vrau babain pas konfliktin për fejesën, ja kush është 19-vjeçarja

Vajza në foto është Hygerta Meta, vajza që dyshohet se vrau babain e saj, Pëllumb Meta.

Ngjarja u zbulua sot, ndërsa Meta ishte shpallur prej 13 shkurtit i zhdukur nga djali i tij. Por pas shumë hetimesh, rezultoi se 50-vjeçar ishte vrarë nga vajza e tij, ndërsa ishte groposur në oborrin e banesës.

Krimi i rëndë u zbulua pas hetimeve, ndërsa vajza gjatë dëshmisë, Hygerta Meta, pranoi krimin, ndërsa pohoi se e kishte vrarë babain se ky i fundit donte që ta fejonte pa dëshirën e saj.