Foto/ Votoi me familjen e saj, Anita Haradinaj bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e sotme. Në një postim në Instagram, ajo ndau disa fotografi nga momenti i votimit të familjes së saj, duke theksuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit.

“Ne sot votuam e përmbushëm obligimin tonë dhe uroj që të gjithë ju të votoni sot masivisht për t’i mbyllur derën regresit dhe për t’i hapur derën progresit, për t’i mbyllur derën degradimit dhe për t’i hapur derën zhvillimit! Gëzuar dhe suksese, Kosovë!” – shkroi Anita Haradinaj në mesazhin e saj.

Ajo u shpreh e bindur se ky proces zgjedhor është një mundësi për të çuar vendin drejt progresit dhe zhvillimit.