FOTO/ Viktimat e pafajshme, klienti dhe kamarieri i lokalit, breshëria e plumbave i la të vdekur në vend

Personat në foto janë viktimat e pafajshme përkatësisht klienti dhe kamarieri i lokalit që mbetën te vrarë nga atentati mafioz me shenjestër biznesmenin e Shqyo Kalemi.  Gledio Muka, 36 vjeç, ishte në krye të detyrës si kamarier në orët e vona të së shtunës, duke u shërbyer klientëve të fundit të mbetën në lokalin ku punonte në Memaliaj por fatkeqësisht mbeti viktimë e atentatit të mirëmenduar për një nga klientët që ndodheshin në lokal, rreth orës 23:20. Plumbat kishin shenjestër biznesmenin e Shqyo Kalemi, por autorët e mllefosur dhe të vendosur për ekzekutimin e tij qëlluan pa mëshirë drejt lokalit, duke lënë të vdekur në vend kamarierin. Viktimë mbeti dhe një klient, që po konsumonte pije në lokalin e lagjes në ato çaste, Marsel Çela, 47 vjeç.

Kohët e fundit atentatet mafioze nëpër lokale, restorante dhe ambiente publike, marrin shpesh jetë njerëzish të pafajshëm, pa asnjë lidhje me hakmarrjet apo inatet mes personave të përfshirë në veprimtari kriminale

Kujtojmë që në maj të vitit 2022, 19-vjeçari Azbi Selimaj mbeti i plagosur nganë lokalin ku kishte nisur punë në Don Bosko. Autorët derdhën breshëri plumbash për të vrarë Erjon Çelën, ndërsa të plagosur mbetën 4 persona të tjerë.

Ndërsa më 2 tetor 2021, gjatë një konflikti mes punonjësve dhe klientëve të një lokali në Labinot të Elbasan ku viktimë mbeti kamarieri i restorantit.