FOTO/ Viktima Alfred Dedja u ngrit ta përqafonte, Gjoshi e qëlloi me dy plumba pa folur asnjë fjalë

Personin që shihni në foton më poshtë është viktima Alfred Dedaj.

50-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e sotme në Ndroq të Tiranës, në ambientet një lokali.

Ndërsa autori që kreu krimin është identifikuar si Julian Gjoshi, 27-vjeç nga Shijaku.

Por si ndodhi ngjarja? 

Dedja ishte ulur me një grup miqsh në një nga lokalet më me emër në zonën e Ndroqit. Rreth orës 15:30, Julian Gjoshi është futur brenda lokalit dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej ulur Dedja.

Në këtë moment, 50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba, pa i folur fare.