FOTO/ Ulsi Manja në burgun britanik, takon “çunat e Londrës”
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me ftesë të homologut britanik, Lordi Kancelar njëherazi dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk zhvilloi të martën një vizitë zyrtare në Londër.
Gjatë kësaj vizite minsitri Manja ashtu si dhe u bë me dije më herët takoi një grup prej 18 shqiptarësh të cilët vuajnë dënimin në burgun në Pentonville. Kjo vizitë është bërë publike nga vetë ministri në llogarinë e tij në “Facebook”.
Krah fotove nga takimi, Manja ka bërë me dije se të dënuarit shprehën shqetësimet lidhur me asistencën me përkthimin në gjuhën shqipe, librat shqip, takimet me familjarët dhe reskeptimit të orëve të ajrimit. Sipas ministrit, të dënuarit shqiptarë shprehën interes për marrëveshjen e transferimit të tyre për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.
“Kujdesi për shtetasit tanë në Britaninë e Madhe. Bëjmë detyrën tonë kushtetuese! Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë. Takimi me një grup prej 18 të dënuarish shqiptarë në këtë burg, ishte mundësi e mirë për të mbajtur shënim të gjitha shqetësimet e tyre. Pamë nga afër respektimin e të drejtave dhe trajtimin e të dënuarve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Asistenca me përkthimin në gjuhën shqipe🇦🇱, librat shqip, takimet me familjarët🫂 dhe respektimi i orëve të ajrimit, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga ana e tyre.
Shprehën interesim edhe për marrëveshjen e transferimit të tyre, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri. Pas takimit, patëm mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bisedonim jo vetëm me autoritetet e burgut në Pentonville, por dhe me Damian Hinds, Ministrin e Shtetit për Burgjet, për ta adresuar trajtimin e tyre në nivel të të gjitha burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar.
U dakordësuam për një projekt të shpejtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve britanike që menaxhojnë burgjet, për sjelljen e librave në gjuhën shqipe në çdo burg ku aktualisht ka shqiptarë të dënuar dhe të paraburgosur. Projekti i edukimit dhe rehabilitimit të tyre dhe mundësia për të ruajtur kontaktet me familjet e tyre në Shqipëri do të jetë pjesë e një projekti në vazhdim, pas zbatimit të marrëveshjes së transferimit”, shkruan ministri.
Shqipëria dhe Anglia finalizuan marrëveshjen për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
200 të burgosur shqiptarë të cilët vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë dhe Uells prej katër vitesh ose më shumë do të kthehen në Shqipër brenda dy viteve për të kryer pjesën e mbetur të dënimin në burgjet shqiptaret.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë angleze u bë me dije se do të jetë pala britanike ata të cilët do të paguajnë kostot e të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve. Ky vendim ka ardhur pasi ministri i Drejtësisë, Lord Ballamy KC tha në Parlament se burgjet janë tejmbushur dhe kapaciteti ka shkuar deri në 99%. Duke folur me kolegët, ai tha se Qeveria është e shqetësuar për rritjen e popullsisë së burgjeve dhe se si ajo po i afrohet kufirit të saj të sipërm.
Nga 27 prilli deri në 2021 27 prill 2023, Anglia riatdhesoi 112 të burgosur sipas marrëveshjeve për transferimin e të burgosurve.