FOTO/ U arrestua sot për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, ky është Agron Bejdolli

Policia e Durrësit , Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ndaloi shtetasin në kërkim Agron Bejdolli, krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut.

Bejdolli është pikërisht personi që shikoni në këtë foto.

Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.