FOTO/ Tentoi t’i jepte fund jetës para SPAK, ky është qytetari nga Lezha që piu fotoksinë

Personi në foto është shtetasi Pal Trashaj, 60-vjeçari që tentoi vetëvrasjen në ambientet e SPAK duke pirë fotoksinë ndërsa më pas është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

60 -vjeçari nga Lezha pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje, ndërsa dyshohet të ketë probleme me depresionin.

 

Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.