FOTO/ Shkrumbohet nga flakët biznesi i makinave në Kamëz, zbulohet emri i pronarit

Një biznes për dhënien e makinave me qera në Kamëz është përfshirë nga një zjarr i madh në orët e para të mëngjesit. Mësohet se biznesi ishte në pronësi të Edjon Hoxhës.

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e zjarrit janë djegur 7 automjete.

Replikë ka siguruar pamjet, ndërsa hetimet paraprake dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.

Ndërkaq pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, janë konstatuar 2 persona që në duar mbajnë shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se ata janë futur brenda biznesit dhe i kanë vënë flakën makinave.