FOTO/ Polici gjerman i bashkohet festës kuqezi në Hamburg, e bën shqiponjën me duar

Në mediat online po qarkullojnë pamjet ku shihet një polic gjerman i cili bën shqiponjën me duar në prag të ndeshjes Kroaci-Shqipëri. Polici gjerman shihet bashkë me tifozët shqiptarë duke festuar.

Shqipëria sot ka zhvilluar ndeshjen kundër Kroacisë në Hamburg që përfundoi me rezultat 2:2. Takimin e radhës Shqipëria e ka të hënën kundër Spanjës.