25 vjeçari Jorgo Rustem është autori i plagosjes së 26 vjecarit Kostandin Ziut mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçë.
Gjatë gjithë ditës së djeshme 25 vjeçari Rustemi dhe 26 vjeçari Ziu kanë lëvizur me një makinë “Renault” të cilën edhe për policinë mendohet të jetë marrë me qira, pasi asnjëri prej tyre nuk dispononte një mjet të tillë.
Burime të siguruara thanë se gjithçka ka ndodhur jashtë një lokali në rrugën “Viktor Eftimiu” në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës.
Deri tani policia ka pak informacion për motivin e kësaj ngjarje pasi 26 vjeçari Ziu për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore e ka patur të pamundur të rrëfejë ngjarjen.
Ndërkohë që 25 vjeçari Rustemi vijon të jetë në kërkim nga ana e bluve të Korçës .
Policia ka informacion se së bashku me dy miqtë ka qenë e pranishme edhe një femër por akoma nuk ka shkuar tek identiteti i saj.
Jorgo Rustem është i njohur për policinë e Korçës pasi është arrestuar në vitin 2020 nën akuzën e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike, ku ka vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, aty ku është liruar në Shtator të vitit 2023, e aty ku është njohur me 26 vjecarin Kostandin Ziu, i cili vuante dënimi për të njëjtën akuzë.
Burimet shtojnë se Ziu në vitin 2022, u transferua drejt burgut të Peqinit. Edhe për policinë Rustemi e Ziu gjatë kohëve të fundit shoqëroheshin së bashku në qytetin e Korçës.
Policia ka intensifikuar kontrollet në gjithë bazat ku mendohet se mund të jetë strehuar 26 vjeçari ndërkohë që janë ngritur 3 postblloqe në hyrje të qytetit të Pogradecit dhe Korçës ndërsa është kërkuar e bashkëpunimi me policinë kufitare të Kapshticës për kontrolle me të imtessishme në kufirin e gjelbër