Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.Rama e ka pritur ngrohtë kreun e shtetit të Turqisë, me shtrëngime duarsh dhe përqafime. Kreu i qeverisë shqiptare po zhvillon një bisedë “Tet a tetë” me presidentin turk, ndërsa më vonë gjatë ditës pritet një deklaratë për mediat e përbashkët.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Shqipëri, pasi do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ