FOTO/ Nga parada e anijeve në Senë, te flaka olimpike nën një balonë dhe performanca e Celine Dion, Parisi mahnit në hapjen e lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike 2024 u hapën në Paris në një shfaqje spektakolare. Fishekzjarrët blu, të bardhë dhe të kuq u hodhën mbi urën Austerlitz përpara 6,800 atletëve nga 205 delegacione që udhëtonin me 85 varka dhe maune përballë disa prej monumenteve më të famshme të kryeqytetit francez.

Gjatë ceremonie pati shfaqje surprizë, duke përfshirë një numër kabareje nga këngëtarja dhe kantautorja amerikane Lady Gaga, si dhe një rikthim emocional i ikonës kanadeze Celine Dion.

Pas një udhëtimi tre mujor nga Greqia në Paris, pishtari olimpik iu dorëzua ish-futbollistit francez Zinedine Zidane, përpara se t’u kalonte yjeve të tenisit Rafa Nadal dhe Serena Williams.

Në kulmin e festimeve, i madhi francez i xhudos, Teddy Riner dhe atletja Marie-Jose Perec përdorën pishtarin olimpik për të ndezur një balonë e cila me pas u ngrit në ajër. Balona gjigante e ndezur më pas fluturoi mbi qytetin e Parisit për të sinjalizuar fillimin e shfaqjes më të madhe në Tokë.

Pavarësisht shiut të vazhdueshëm rreth 320.000 spektatorët ndoqën plot entuziazëm spektaklin shumëngjyrësh. Spektakli me drita e muzikë u shoqërua nga performancat e artistëve: kërcimtarë, këngëtarë, akrobate që prezantuan shfaqjen e konceptuar nga regjisori francez i teatrit.

Më shumë se 10,500 atletë do të garojnë në 32 sporte në Lojërat, të cilat do të mbyllen më 11 gusht.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *