FOTO/ Nga masakra me 4 viktima në Dobraç te ekzekutimi mafioz i Klajdi Prendit e Eduart Reçit/ Viti 2024 prodhoi 60 viktima, mes tyre të pafajshëm dhe 14-vjeçari Martin Cani

Gjatë vitit 2024 në vendin tonë janë shënuar ngjarje të rënda kriminale me viktima.

Nga këto janë shënuar 60 viktima në total, ku midis tyre kemi dhe qytetarë të pafajshëm të vrarë rastësisht si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale.

Ndër më të bujshmet është padyshim Masakra e Dobraçit, ndodhur më 30 tetor. Hamza Lici dhe Arlind Bushati u ekzekutuan gjatë një atentati mafioz të mirëorganizuar. Në videot amatore të bëra publike pas masakrës shfaqet edhe një person i tretë, i cili qëndron mbi kokën e Hamza Licit, teksa ky i fundit qëndron i shtrirë në tokë. Burime shtojnë se policët që ishin në vendngjarje duhej gjithashtu të bënin shoqërimin e të gjithë personave të dyshuar, apo që mund të kishin dijeni mbi rrethanat e krimit. I riu ende i paidentifikuar zyrtarisht për grupin hetimor, dyshohet se është Ibrahim Lici, një nga personat e shumëkërkuar nga drejtësia për krime të rënda.

Pak ditë më pas, më 13 nëntor 2024 në Tiranë, ekzekutohet biznesmeni Eduard Reçi.

Biznesmeni Eduard Reçi u vra poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital.  Eduart Reçi, ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra në tokë pa u kuptuar. Gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se u rrëzua nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që shpërthyen si kamuflim në të njëjtin moment kur u qëllua me armë.

Efektivi i Policisë Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që sipas policisë ka qëlluar mbi 52 vjeçarin me origjinë nga Dibra që vite më parë kishte qenë edhe pjesë e shërbimit infomativ shtetëror. Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Dukaj 45 vjeç ka ndihmuar në ekzekutim që dyshohet për shkak të konflikteve për motive pronësie.  Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.

Pesë ditë më pas, 14-vjeçari Martin Cani ekzekutohet me thikë nga bashkëmoshatari, Mario Përlleshi. Një sherr i nisur përfundoi tragjikisht pak pas mesditës të së hënës, 18 nëntor, ku Mario Përlleshi qëlloi me thikë në zemër Martin Canin dhe plagosi shokun e këtij të fundit, Luis Meçja. Plaga rezultoi të ishte fatale për të miturin, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës pak pas ngjarjes. Ndërkohë, policia më pas bëri të mundur dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarje makabër, Mario Përlleshin.

Një ditë mw pas, ekzekutohet nw mwnyrw enigmatike, Klajdi Prendi. 29-vjeçari ishte në një lokal me miqtë në zonën e njohur si “Xhamlliku”, ku u vra me armë zjarri silenciator sapo doli për të hipur në automjetin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 00.30 minuta, ku autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit për orë me radhë.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 27-vjeçari u tha se u qëllua me të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt Spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Një skemë tipike atentati mafioz, ndërsa makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e ‘Audi’ i atentatorëve është gjetur në flakë në zonën e Farkës. Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë. Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut.

Alfred Dedja nga Burreli është 50-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në një lokal në Ndroq. Dedja është qëlluar në afërsi të një lokali në Ndroq. Ende nuk dihen detaje të tjera nga vrasja. Ai u qëllua me armë nga 27-vjeçari Julian Gjoshi, me precedent të mëparshëm penal. Viktima është gjithashtu një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge. Në vitin 2014, Alfred Dedja u arrestua pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

NGJARJET E BUJSHME 2024

1- Datë 2 janar 2024. Durrës, vetëflijohet Bedrie Loka në Sukth, arrestohet bashkëshorti për shkaktim vetëvrasjeje.
2- Datë 4 janar 2024. Tiranë, krim në familje pranë “Freskut”, vëllai vret vëllanë me armë zjarri dhe më pas veten.
3- Datë 7 janar 2024. Vlorë, vritet me snajper në banesë 22-vjeçari.
4- Datë 21 janar 2024. Burrel, Islam Mata vret me armë zjarri bashkëfshatarin Petrit Pupla.
5- Datë 5 shkurt 2024. Tropojë, vritet me armë zjarri 20-vjeçari, dyshohet se u vra aksidentalisht gjatë gjuetisë.
6- Datë 10 shkurt 2024. Kurbin, vritet Selman Mihana 70-vjeç dhe u plagos Ardjan Gjeloshi, 51-vjeç.
7- Datë 11 shkurt 2024. Kamëz, e reja humb jetën pasi bie nga kati i 4, arrestohet Altin Çoku për shkaktim vetevrasjeje.
8- Datë 11 shkurt 2024. Rrogozhinë, krim në familje, djali vret nënën.
9- Datë 13 shkurt 2024. Durrës, tre fëmijët vrasin babanë Pëllumb Metën në Shënavlash
10- Datë 14 shkurt 2024. Durrës, 46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë nga fqinji i tij Ilir Koçilja.
11- Datë 28 shkurt 2024. Korçë, 61-vjeçari Ilio Lluka vrau 40 -vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas me të njëjtën armë vrau dhe veten.
12- Datë 6 Mars 2024. Lushnje, Hazis Musai 78-vjeç, vret me sëpatë vëllanë e vet, Nazif Musain, 77 vjeç.
13- Datë 11 Mars 2024. Fier, vritet me thikë Grei Bihuci 19-vjeç.
14- Datë 15 mars 2024. Fushë-Krujë, vritet në Larushk, Gentjan Bejtja.
15- Datë 31 mars 2024. Tiranë, vritet me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishi.
16- Datë 2 maj 2024. Dropull, gjenden të vrarë në banesë me sende të forta dy të moshuar.
17- Datë 4 maj 2024. Shkodër, nëna me 3 fëmijët mbytet në Bunë. Arrestohet bashkëshorti për shkaktim vetëvrasjeje.
18- Datë 13 maj 2024. Fier, vritet polici Novruz Cenalia, autor një 23-vjeçar.
19- Datë 13 maj 2024. Lezhë, krim në familje, djali me probleme mendore vret nënën.
20- Datë 6 qershor 2024. Dhërmi, vritet recepsionisti i një hoteli.
21- Datë 5 korrik 2024. Fier, vritet me thikë një i ri, Xhimi Bakaj. Arrestohet autori 39-vjeçar, viktima bashkëjetonte me ish gruan e vrasësit.
22- Datë 12 korrik 2024. Tropojë, vritet 24 vjecari me thikë në një lokal pas sherrit.
23- Datë 20 korrik 2024. Memaliaj, ekzekutohet babai i Andrea Kalemit, vritet klienti dhe kamarieri i lokalit.
24- Datë 6 gusht 2024. Konispol, Burri vret gruan. Huso Islami vret me sëpatë gruan Shano Islami, më pas djali Klement Islami shtyn nga shkallët babanë duke e vrarë.
25- Datë 8 gusht 2024. Tiranë, vrasje në azil, i moshuari godet me bastun shokun duke e lënë të vdekur.
26- Datë 10 gusht 2024. Pogradec, dhunohet për vdekje Egli Proga.
27- Datë 19 gusht 2024. Gjirokastër, vritet 72 vjeçar Faik Ajdini në fshatin Zhapokik të Memaliajt.
28- Datë 19 gusht 2024. Velipojë, vriten me armë zjarri Arsid Hoxha, 22-vjeç dhe Ersild Ishmi, 33-vjeç.
29- Datë 19 gusht 2024. Kamëz, amerikani vret gruan, qenin dhe veten në Tiranë.
30- Datë 20 gusht 2024. Mirditë, vritet 68-vjeçari, ishte qëlluar me armë brenda në banesë.
31- Datë 24 gusht 2024. Tiranë, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari ka u qëllua me thikë për vdekje nga një 25 vjeçar në zonën e “Astirit”
32- Datë 30 gusht 2024. Shkodër, vritet me armë zjarri Elis Rroshkodoli.
33- Datë 4 shtator 2024. Durrës, krim në familje në Shënvalsh. Djali vret babain dhe e hedh në pus.
34- Datë 10 shtator 2024. Fier, vrasje e dyfishtë në Roskovec vriten me armë zjarri dy vëllezër.
35- Datë 15 tetor 2024. Shkodër, 15-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari.
36- Datë 30 tetor 2024. Shkodër, masakër në Dobraçit, 4 viktima.
37- Datë 13 nëntor 2024. Tiranë, ekzekutohet biznesmeni Eduard Reçi.
38- Datë 18 nëntor 2024. Tiranë, vritet me thikë 14-vjeçari Martin Cani 150 metra larg shkollës “Fan Noli”.
39- Datë 19 nëntor 2024. Tiranë, vritet 29-vjeçari Klajdi Prendi.
40- Datë 22 nëntor 2024. Tropojë, vritet me armë zjarri 43-vjeçari pas konfliktit me shokun.
41- Datë 1 dhjetor 2024. Tiranë, vritet me armë zjarri në një lokal në Ndroq Alfred Dedja.
42- Datë 24 dhjetor 2024. Sarandë, gruaja vret burrin.