FOTO/ Naim Murseli dhe të akuzuarit e tjerë arrijnë në gjykatë për vrasjen e Liridona Ademajt nën masa të rrepta sigurie

Naim Murseli dhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt kanë mbërritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të mbahet seanca fillestare lidhur me rastin.

Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj janë paraqitur për të dhënë deklaratat e tyre, ndërsa tre prej tyre ndodhen në paraburgim. Ndërkohë, Dodaj është liruar pas ndërprerjes së masës së paraburgimit nga Gjykata Supreme.

Vrasja e Liridona Ademajt ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Murseli akuzohet për pagesën për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.