FOTO/ Molotov, mollë dhe vezë drejt Bashkisë, çfarë nuk u pa nga protesta
Anëtarë dhe mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë janë mbledhur për herë të tetë para bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe për të kërkuar që kryetari i bashkisë Erion Veliaj të largohet.
Ashtu si në protestat e tjera të zhvilluara më parë edhe ditën e sotme nuk kanë munguar molotovët në drejtim të forcave të policisë që qëndrojnë para godinës. Po ashtu protestuesit ishin të pajisur me ‘arsenal’ me vete duke i gjuajtur bashkisë me fruta, perime, si dhe tymues.
Por këtë herë nuk ka pasur përplasje fizike me policinë apo tentativë për heqjen e gardhit metalik.
Protesta u mbyll pas afro 1 orë e 30 minuta, nën efektet e zhurmave të molotovëve.