Kanë mbërritur në portin e Shëngjinit 49 emigrantë të paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi, të transportuar nga një anije ushtarake italiane.
Pamjet e siguruara nga LSA tregojnë emigrantët teksa zbresin nga anija, me rroba dhe qese në duar, duke u rreshtuar për t’u drejtuar drejt qendrës pritëse.
Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve të mbërritur në Shqipëri si pjesë e marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve. Emigrantët do të sistemohen në qendrën pritëse të përgatitur posaçërisht për ta.
Operacioni është kryer nën monitorimin e rreptë të autoriteteve, duke ndjekur protokollet e sigurisë dhe të menaxhimit të refugjatëve.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ