Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në ambientet e Apelit të GJKKO, ku pritet të njihet me vendimin e lidhur me ankimimin e tij ndaj masës “Arrest me burg”. Dje, dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani, kanë paraqitur prova të reja, çka ka bërë që seanca të shtyhet për sot.
Ky është dhe momentin kur Veliaj zbret nga fugoni i policisë me pranga në duar.
Avokati i Veliajt, Ermir Beta, ka argumentuar se masa e sigurisë “Arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiaku duhet të lirohet nga paraburgimi, duke theksuar se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo të intimidonë dëshmitarët.
View this post on Instagram
Ankimimi i Veliajt po shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i njohur për vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë seancës, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenë, përfshirë Elman Abule, i cili është në arrest me burg, dhe tre të tjerë, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët janë nën masën e detyrimit paraqitjeje. Veliaj akuzohet për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, duke vepruar në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila po hetohet gjithashtu.
View this post on Instagram