Foto/ Mbushi 28 vjeç, më e lumtur se kurrë, ja si e festoi Dua Lipa ditëlindjen në Ibiza

Dukej më e lumtur se kurrë teksa festonte ditëlindjen e saj me familjen, të dashurin dhe miqtë e saj më të ngushtë. Ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa është zyrtarisht 28 vjeç.

Në modë si gjithmonë, artistja veshi një fustan të kuq për një darkë nën yje, pranë një pishine, më një ambient romatik, elegant dhe shumë unik.

 

 

Më pas në video të tjera ylli duket se ka preferuar të ndryshojë look-un, pasi shihet me një fustan blu duke kërcyer e kënduar. Miqtë dhe të afërmit kanë publikuar gjithashtu video nga eventi.

I dashuri i saj, Romain Garvas, 42 vjeç, shihet në një foto të Duas, duke e mbajtur atë në prehër, me një lule rozë të vendosur pas veshit.