FOTO/ Makina e Klaudio Prendit i nënshtrohet ekzaminimeve, autorët përdoren automjet me targa …

Makina e autorëve, por edhe viktimës, Klaudio Prendi po i nënshtrohen ekspertizave nga policia kriminale. Automjeti “G Class” që i përkiste 30-vjeçarit është tashmë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku pritet të mësohet më shumë rreth mjetit që përdorej prej Prendit.

Nga aty do përcaktohet numri i plumbave ku shenjestër kishin 30-vjeçarin, djalin e ish-gjyqtarit, Fran Prendi. Ndërkaq, makina e autorëve “Audi A4” ka pas targa greke të mbivendosura. Djegia e saj do vështirësojë akoma dhe më shumë punën e policisë.

Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë te dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.