FOTO/ Ky është Romarjo Brunga, i riu u gjet pa jetë në makinë! Dyshimet e policisë janë …

Personi që shikoni në këtë fotografi është Romarjo Brunga.

25-vjeçari u gjet i pajetë në automjetin e tij në rrugën e vjetër të Balldresë.

Nga kqyrja e vendngjarjes, policia gjeti të riun në makinën e tij, tip “Mercedez Benz” pa shenja jete dhe me një plumb në trup.

Një fakt që shtynë hetimet drejt një vetëvrasje të të riut, pasi mjeti me të cilin po lëvizte nuk ka asnjë shenjë të dyshimte që drejt tij të ketë shkëmbim me armë zjarri.

Policia ka gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë brenda mjetit, por ende nuk ka version zyrtar për vrasje apo vetëvrasje dhe hetimet janë aktive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

NJOFTIMI I PLOTE:

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)