FOTO/ Ky është autori i vrasjes në Laknas


Maliq Marku ka qëlluar me armë Shefqet Hasën këtë të enjte në Laknas. Ngjarja e cila përfundoi në tragjedi, me vdekjen e Hasës, erdhi pas një konflikti për kanalin e ujërave të zeza.

Ky i fundit kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte kërkuar që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur më parë nga banorët. Viktima, së bashku me disa banorë të tjerë të zonës e kanë kundërshtuar e për pasojë, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës, ku ka pasur dhe një të plagosur, Besim Keça, 23 vjeç.