Personi në foto është Xhimi Bakaj, 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi”.
Bakaj u qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i së dashurës autori Xhuliano Miho.
Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.
Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.
Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.
Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ