Foto/ Ky është 20-vjeçari që ndërroi jetë në Dhërmi, po luante me shoqërinë
Personi në foto është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi.
Shtetasi Anid Sami Hoxha banues në Rahovec humbi jetën teksa po luante volejboll me shokët e tij në qytetin bregdetar.
Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij.
Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.