FOTO/ Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

DJ PM ka ndarë së fundmi një postim në rrjete sociale ku ka falenderuar për urimet e ditëlindjes, gjithashtu është shprehur mirënjohës për familjen, shoqërinë dhe të gjithë ata që e mbështesin në rrugëtimin e tij.

Por ndjekësit nuk kanë lënë pa vënë re një mungesë të madhe: asnjë urim publik nga Sara Berisha, partnerja e tij që nga dalja nga “Big Brother VIP”.

Ky detaj ka mjaftuar që rrjetet të nisin aludimet: mos ndoshta marrëdhënia e tyre ka përfunduar?

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht deri më tani, por fansat presin me kureshtje nëse ky heshtje do të thotë më shumë sesa duket…